Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë shqiptare se me projektin e Ballkanit të Hapur po përpiqet të nxjerrë Prishtinën si sherri i rajonit, ndërkohë që si i tillë duhet cilësuar Beogradi zyrtar.

Ai tha se asnjë prej politikanëve dhe gazetarëve që dalin në mbrojtje të kësaj nisme nuk i ka lexuar 740 faqet e traktatit që e ka përgatitur “një gangster” si Aleksandër Vuçiç dhe orientohen vetëm pas parave të George Soros.

FJALA E PLOTË:

“Asnjë se pranon por ne duhet të ngjallim besimin e tij se me lëvizjen tonë do ti japim përgjigjen e merituar këtyre praktikave çnjerëzore. Pra ne kemi një terren të jashtëzakonshëm dhe pret vetëm veprimin tonë. Ajo që ndodh sot me shqiptaret nuk ndodh me asnjë komb tjetër. Le të ndalemi te Ballkani i Hapur. Akti më i madh i tradhtisë ndaj kombit shqiptar. Shqiptarët i detyrojnë Albin Kurtit mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe. Nga një projekt që në vend të sanksionojë bashkëpunimin me kushte të barabarta, bën sanksionimin e Kosovës nga Beogradi.

Dhe e paraqit Prishtinën si sherri i Ballkanit, ndërkohë që sherri i Ballkanit është Beogradi. Kam dëgjuar që flasin për lirinë ekonomike. Por “TheEconomist” thotë se nga projekti i Ballkanit të Hapur përfiton vetëm Serbia dhe ajo është jashtëzakonisht e paanshme. Por kjo seri gënjeshtarësh, aparteidesh që bëjnë avokatinë e këtij projekti, u them atyre citoni një nen të këtij traktati. A nuk deklaroj Vuçiç në Novisad që ky traktat është 740 faqesh. Kush e ka parë këtë, çfarë ka të shkruajtur në 740 faqe të këtij gangsteri. Askush nuk e di. Por prape vazhdojnë këta gazetarë aparteid. I gjithë rrjeti i Soros është ngritur në këmbë në Kosovë e Shqipëri për të mbrojtur Ballkanin e Hapur. Çdo fermeri duhet t’i shkojmë ne shpi dhe ti themi se ça mynxyre është Ballkani i Hapur. Se si duhet të matet fermeri i Korçës i Elbasanit, që fermeri serb merr 80 euro subvencion për hektarë kur ky këtu merr as 2 euro. Këta xhahid dhe apartit që mbrojnë projektin dhe flasin, këta dinë vetëm ç’është Beogradi dhe George Soros dhe paratë e tij.

Flet nga Ohri si hokatar i bujqësisë. Flet si Ngjela, që s’di ça flet, është bërë Ngjela bis. Ballkani i Hapur është projekt rus. është thënë me miliona herë. E firmos Lavrov. Për këtë po punon Edi Rama. Ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. E përgënjeshtron dot Lavrovin? Asgjë! Pse këta kërkojnë influenca ruse, Vuçic dhe Rama? I kërkojnë sepse vetëm në këtë mënyrë ata janë duarlirë që të bëjnë c’të duan. Në Europë dhe në botë nuk gjen dy si këta të lidhur me krimin. Këta janë sot zyrtarët më të lidhur me krimin në Europë dhe botë, iu duhet se BE e dinë se nuk i pranon dot me këto lidhje të tmerrshme me krimin që kanë. Kjo është e vërteta e tyre. T’i kundërvihemi procesit të Berlinit që ka 30 mln investime, por që asnjë qindarkë nuk vidhet, dhe të bëhet me tendera alla-Ahmeti apo Erion Veliaj apo me negociata të mbyllura, por me transparencë. Ndaj PD është në mision të madh, jo vetëm në mbrojtjen e interesit kombëtar, por të çdo prodhuesi në fshat dhe qytet. E dini se kush e pëlqen Ballkanin e hapur? Vetëm ndërtuesit. E di më tha njëri që jam pro tij dhe më tha; apartamentet më shiten. Po tani që këtë projekt e mbështeti publikisht Sergei Lavrov, a mund të fshihet Soros se po punon bashkë me rusët për destabilizimin e Ballkanit.”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb