SARAJEVË– Viti 2015 e gjen rajonin e Ballkanit Perëndimor me 2 324 427 të papunë, të regjistruar në entet shtetërore të të papunëve.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në Kosovë numri i të papunëve është 268 000. Kosova kështu vitin 2014 do ta përfundojë me shkallën e papunësisë prej 35,1 për qind.

Në Malin e Zi, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Punësim (ZZZCG), janë të regjistruar 3 414 të papunë, ndërkohë që shkalla e papunësisë është 14,93 për qind.

Në Maqedoni sipas dhënave nga tetori 2014, numri i të papunëve ishte 175 225 persona, përkatësisht 28,6 për qind.

Në Shqipëri, gjatë tremujorit të tretë të vitit, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1 043 058 persona. Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 219 585 persona. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014 në Shqipëri për popullsinë e moshës 15- 64 vjeç shkalla e papunësisë ishte 17,4 për qind. Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,4 për qind.

Në Serbi, sipas drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Zoran Martinoviç, të regjistruar të papunë janë 741 000 persona, që do të thotë se shkalla e papunësisë në këtë vend është 17,6 për qind.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Punë dhe Punësim të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Rajiç, ka deklaruar këtë javë se në këtë vend aktualisht në nntet për punësim janë të regjistruar 547 319 persona të papunë. Pra, shkalla e papunësisë në BH është 27,5 për qind, ndërkohë që shkalla nominale e papunësisë në BH arrin deri 44 për qind.

As në Kroaci nuk është situata aspak më e mirë, ku, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, shkalla e të papunëve për nëntor arriti 19,2 për qind. Të dhënat në faqen zyrtare të internetit të Entit Kroat për Punësim (HZZ) tregojnë se janë regjistruar 314 820 persona të papunë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb