Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Në këtë konferencë, Stoltenberg tha se Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike.
“Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike. Ne ramë dakord që të ftojmë Suedinë dhe Finlandën të anëtarësohen në NATO. Mikpritja e Suedisë dhe Finlandës e bën Aleancën më të fortë. Unë mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe angazhimin tuaj për ndihmë humanitare. I dashur Edi faleminderit për kontributin”, tha ai.
Fjala e plote:
Mirë se u kthyet në selinë e NATO-s!
Më vjen shumë mirë që ju shoh sërish, kaq shkurt pas samitit të Madridit.
Shqipëria është që vërtetë një aleat mjaft e vlerësuar dhe e vlerësoj shumë që takohem sërish me ju.
Shqipëria kontribuon në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Letoni dhe në Bullgari dhe ju po kështu ndihmoni edhe në parandalimin e çdo agresioni kundër vendeve aleate të NATO-s. Po kështu ju kontribuoni në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë dhe Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATO.
Ne e vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë për të nxitur stabilitet dhe bashkëpunim në rajon. Në samitin e NATO-s në Madrid ne morëm vendime me efekte mjaft thelbësore për të transformuar dhe forcuar Aleancën dhe këtu përfshihet një ndryshim thelbësor në qëndrimin tonë të parandalimit dhe të mbrojtjes, një mbështetje për Ukrainën si dhe një koncept te ri strategjik.
Ne po kështu ramë dakord të ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të anëtarësohen në NATO dhe përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit për të dyja vendet kaq shpejtë! Faleminderit shumë!
Kjo dëshmon se dera e NATO-s mbetet e hapur dhe se vazhdojmë të përkrahim të drejtën e çdo vendi të zgjedhë rrugëtimin e vet. Mirëpritja e Finlandës dhe Suedisë në aleancë do t’i bëjnë ata më të sigurtë, NATO-n më të fortë dhe botën më të sigurte. Kjo është jetike ndërkohë që përballemi më krizën më të madhe të sigurisë në dekada.
NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj ndaj luftës mizore të Rusisë. Ne po ofrojmë modele të pashembullta mbështetjeje dhe kjo do të vazhdojë edhe në afat të gjatë. Unë mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën si edhe angazhimin tuaj të fundit për ndihmë humanitare. Gjithashtu dhe vizita juaj e fundit në Ukrainë ishte një dëshmi e rëndësishme solidariteti.
Kështu që kryeministër Rama, i dashur Edi, faleminderit edhe një herë për kontributin e Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët. Pres me padurim që të vazhdoj të punoj me ju kështu që edhe një herë mirë se erdhët!
(BalkanWeb)