Ballkani Perëndimor është një term politik që përfshin gjashtë vende të Ballkanit: Kosova, Bosnja dheHercegovina, Mal i Zi,Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Megjithëse i definuar me të drejtë se është Perëndimor, në realitet nuk është i tëri perëndimor, përveç Serbisë e cila është pro-ruse dhe një pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës njohur si “Republika Serbe” pa dëshirën e gjithë popullit të Bosnjës.

Në epokën gjeopolitike që po jetojmë,lufta gjeopolitike e Rusisë kundër Ukrainës ka ndikuar në ndarje të qartë të Ballkanit Perëndimor në linja gjeopolitike, pra sot kemi një Ballkan Perëndimor midis Perëndimit dhe Rusisë.

Pavarësisht kësaj ndarje të qartë, partnerët perëndimor, SHBA dhe BE, po hezitojnë ta vendosin kufirin gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht të vendosin linjën e qartë të sferave influencësmidis Perëndimit dhe Rusisë apo bllokut pro-rus që po ravijëzohet gjithnjë e më shumë.

Hezitimi i perëndimit në këtë drejtim ka lënë Ballkanin Perëndimor të jetoj midis ambivalencës dhe qartësisë, të dëmshme për paqen e brishtë të rajonit tonë ku rrezikshmëria e sigurisëështë evidente.

Pse po e them kështu dhe çfarë po mendoj me ambivalencën dhe çfarë me qartësinë në rajonin tonë?

Në fakt gjithë debati akademik dhe politik mbi Ballkani Perëndimor është i fokusuar në sfidat e sigurisë në Evropë por shumë më shumë në Ballkanin Perëndimor të gjeneruaranga Rusia si dhe lufta Ukrainë-Rusi, kjo për arsye të ekzistimit të “Kalit të Trojës” të Rusisë në Ballkan,që është Serbia.

Ambivalencaka të bëj me paqartësinë e ardhmërinë paqësore dhe euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor ndërkohë që qartësia është në kërcënimet e përditshme të sigurisë ndaj Ballkanit perëndimor në këtë epokë gjeopolitike.

Ambivalenca /paqartësia mbizotëron në dinamikat pozitive, sepse perspektiva për më shumë paqe, më shumë stabilitet dhe më shumë siguri duket larg, aq larg sa edhe integrimi euro-atlantik i vendeve që ende nuk janë pjesë e BE-së dhe të NATO-s.

Ambivalenca e BE-së në raport me Vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë integrimin evropian fillon që nga Samitii Selanikut 2003, kur BE dhe udhëheqja e saj siguruan se ardhmëria e vendeve të Ballkanit perëndimor është në BE. Në samite të njëpasnjëshme që nga ky i fundit më 18 dhjetor 2024 përsëriti pati sigurime në deklarata, por në vepër do të vazhdon kjo politikë e prolonguar e dyerve të hapura në fjalë por e mbyllur në praktikë. Një dallim qenësor që pati Deklarata e sivjetshme e e Samitit BE-Ballkani Perëndimor cila përmendi kontekstingjeopolitikë. Pra tre vjet nga lufta në Ukrainë, BE-ja bëri ballë të përmend gjeopolitikën.

Mirëpo, BE-ja ka edhe ambivalencatjera në raport me shtetet pro-perëndimore dhe pro-ruse të ballkanit Perëndimor, kështu për shembull, BE-ja toleroi Serbinë të ndjek politikën edhe me Rusinë dhe me BE-në, pra të qëndrojë në dy karrige, atë të Rusisë dhe të BE-së.

Matej, Serbia pro-ruse nuk ndoqi politiken evropiane për sanksionimin e Rusisë për pushtimin e Ukrainës , BE-ja nuk e ndëshkoi Serbinë, ndërsa shtetet pro-perëndimore që ndoqën këtë linjë nuk u shpërblyen.

Kur ishte çështja e sulmit gjeopolitik të Serbisë në Banjskë të Kosovës, BE-ja lehtësisht ndëshkoi Kosovën ndërsa nuk e ndëshkoi Serbinë, këto ndëshkime ndaj Kosovës vazhdojnë tash një vit, BE-ja përsëri lehtësisht nuk i hoqi, E pakta ka qenë që BE-ja ti tregoj popullit të Kosovës se cilat janë arsyet që u ndëshkua Kosova. Natyrisht këtë shpjegim duhet ta bënte edhe Qeveria e Kosovës, mirëpo mos-transparenca e kësaj qeverie është e njohur që nga marrja e mandatit.

Ndërkohë ambivalenca e BE-së po vazhdon edhe në Dialogun e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore Kosovë-Serbi, që po zgjatë më shumë se një dekadë dhe fundi nuk i shihet. Në këtë mënyrë BE-ja kërkon asociacionin nga Kosova por nuk e kërkon nga Serbia njohjen e shtetit të Kosovës.

E njëjta po ndodh edhe me qasjen e NATO-s ndaj vendeve që aspirojnë NATO-n, ndonëse NATO më herët filloi të përmend rëndësinë e qasjes gjeopolitike dhe gjeostrategjike, por nuk hapi dyert për Kosovën dhe Bosnjën që kishin kaluar luftëra e gjenocide nga Serbia e Milosheviqit. Ndërkohë që Serbia as nuk e aspiron NATO-n, duke mbajtur anën e Rusisë haptazi.

Duke theksuar paqartësitë në qiellin e Ballkanit Perëndimor, dua të theksoj se qartësia në qiellin e rajonit tonëështë negative për fat të keq, pra qartësia është në dinamikat negative për rajonin tonë duke përfshirëkërcënimet e qarta për sigurinë dhe dinamikat destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, në veçanti ndaj Kosovës, Bosnjës dhe së fundi ndaj Malittë Zi.

E qartë është lufta invizibile gjeopolitike e Serbisë ndaj Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës e nxitur nga Rusia, që vazhdon që nga përfundimi i Luftës në Kosovë,që ishte lufta e fundit në Ballkan pas Kroacisë dhe Bosnjes. Serbia përmes ndërhyrjevedestabilizuese ndaj Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës po çon përpara agjendën e saj gjeopolitike e nacionaliste.

Edhe ma e qartë është lufta e Serbisë për krijimin e “botës serbe” përkatësisht të krijimin e “Serbisë së madhe”. Atë çfarë po bënë Rusia dëshprimishtpër rikthimin e humbjeve nga rënia e Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Ftohtë, të ngjashme po bënë Serbia dëshprimishtpër rikthimin e humbjeve nga rënia e ish-Jugosllavisë nga gërmadhat e të cilës tentoi pa sukses të krijonte “Serbinë e madhe”.

Përballë ambicieve të qarta gjeopolitike të Rusisë dhe Serbisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, perëndimi duhet t’i jep përgjigje të qartë gjeopolitike.

Ndërsa Rusia duke bombarduar Kievin dëmtoi qëllimshëm ambasadat e vendeve pro-perëndimore, Ambasadat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo ishte një mënyrë indirekte e Rusisë për të vendosur vet kufirin gjeopolitik në Evropë.

Eshtëgjithnjë e ma e qartë lufta e doktrinave gjeopolitike të perëndimit dhe Rusisë, me një anë Doktrina e “Heartlandit” dhe në anën tjetër Doktrina ruse e “euro-azisë” ku Ballkani Perëndimor ka një peshë specifike.

Pra është evidente se sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor janë ripërcaktuar nga lufta në Ukrainë e cila jo vetëm ringjalli gjeopolitikën klasike por dhe e ka dëmtuar rëndë rendin ndërkombëtar të krijuar Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë kontekst, brishtësia e paqes në Ballkanin Perëndimor kërkon vendime dhe veprime gjeopolitike dhe gjeostrategjike nga ana e SHBA-ve dhe NATO-s. Është koha që Perëndimi ta Vendos kufirin e vet gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor, ta mbroj dhe të krijoj kushtet për një paqe të qëndrueshme. Hap i parë është që NATO teanëtarësojKosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, si garanci e sigurisë dhe paqes në rajonin tonë.

Është koha për vendime gjeopolitike të NATO-s për të kundërshtuar luftën gjeopolitike ruse kundër Ukrainës dhe kundër luftës invizibilegjeopolitike të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Është koha të vendosen linjat e qarta të sferave të influencës mes perëndimit dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb