Një mot i paqëndrueshëm me shira, shtrëngata shiu dhe erë të fortë ka goditur që prej mbrëmjes së djeshme rajonet e Ballkanit Perëndimor, ku është dhënë edhe alarmi për përmbytje.

Situata më kritike parashikohet në veri-lindje të Bosnje-Hercegovinës, ku në zonën e Prijedor lumenjtë kanë dalë nga shtrati, duke krijuar një situatë emergjence në disa fshatra. Ashtu siç thonë mediat lokale, rreth 200 shtëpi janë përmbytur dhe rrugët janë pothuajse të pakalueshme.

Skuadrat e ndihmës së shpejtë janë në aksion për ti dhënë ndihmën e parë banorëve, në mënyrë të veçantë të moshuarve dhe fëmijëve. Alarmi për motin e keq-që do të jetë deri në fund të javës-është edhe për Serbinë dhe Croacinë, ku shirat shoqërohen me erëra të forta.

Nën vëzhgim janë mbi të gjitha lumenjtë e mëdhenj, duke filluar nga Danubi dhe Sava, shkaktarë të përmbytjeve të mëdha pesë vite më parë në Ballkan, pikërisht pothuajse në të njëjtën periudhë në maj të 2014.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb