Jo vetëm trajneri Ilir Daja, por në konferencën për shtyp para ndeshjes së Conference League ndaj Astanës, ka dalë edhe portieri i Ballkanit, Enea Koliçi.
“Në Prishtinë kemi treguar se jemi ekip i fortë. Është e rëndësishme të mbajmë portën të paprekur. Ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar. Astana nuk është ekip i dobët, edhe pse nuk ka fituar ende në grupe. Kemi respekt për kundërshtarin, por më shumë respektojmë veten” – Tha ai. Ekipi nga Suhareka synon kalimin e grupeve, teksa deri më tani renditet në vendin e dytë me 3 pikë.
(J.S/BalkanWeb)