Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në derbin lokal ndaj Suharekës. Kampionët u treguan të vendosur dhe arritën fitoren me rezultat 3:1, falë golave nga Almir Kryeziu (31’), Sunday Adetunji (41’) dhe Marsel Ismajlgeci (73’). E për Suharekën, golin e vetëm e realizoi Endrit Krasniqi, në minutën e 77-të.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani ngjitet në kuotën e 47 pikëve, në vendin e dytë, me 13 pikë më pak se Drita, që po ecën e sigurt drejt titullit të kampionit. Ndërkohë, Suhareka mbetet në pozitën e shtatë me 32 pikë, vetëm dy më shumë se Llapi që ndodhet në vendin e parafundit. Në sfidën tjetër të ditës, Gjilani ka shënuar një fitore minimale por të vlefshme kundër Ferizajt, me autogolin e Filip Gligorovit në minutën e 81-të, që vendosi fatin e ndeshjes, pas harkimit të Armend Thaçit. Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e katërt me 38 pikë, duke rritur shpresat për pozitën që dërgon në Evropë, ndërkaq Ferizaj mbetet në vendin e gjashtë me 35 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb