Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr miell misri, 250 gr gjalpë, 250 gr sheqer, 4 kokrra vezë, 2-3 lugë finj.

Përgatitja

Shkrijmë fillimisht gjalpin, e lemë të ftohet dhe më pas e rrahim mirë (për rreth 20 minuta) me sheqerin derisa sheqeri të tretet plotësisht. Më pas shtojmë vezët një nga një duke vazhduar rrahjen. Shtojmë miellin në mënyrë graduale si dhe finjën dhe vazhdojmë trazimin.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me miell dhe vendosim ballokumet të cilat i pjekim në furrë të nxehtë në temperaturën 150 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb