BALLSH- Një familje prej 5 anëtarësh në Ballsh jeton në një banesë të rrënuar, dhe pa asnjë ta ardhur. Ata thonë se kanë statusin e të pastrehëve, por bashkia e Ballshit, apo institucionet e tjera shtetëore nuk i kanë ndihmuar.

Një tjetër thirrje për ndihmë ndaj shtetit nga familjet shqiptare në nevojë, të cilave përveç thirrjeve dëshpëruese për të mbijetuar nuk ju ka mbetur asgjë. E tillë është dhe familja Zyka prej 5 anëtarësh në Ballsh. Banesa e tyre është drejt shkatërrimit të plotë, tavanet janë shembur, ndërsa ata struken më njërën prej dhomave që qëndron ende e pashembur, me rrezikun që ju kanoset çdo ditë.

Edhe pse kjo familje ka statusin e të pastrehëve, Bashkia e Ballshit nuk ika ndihmuar për t’ju siguruar një banesë.

Sikur kjo situatë të mos mjaftojë, OSHEE ju ka ndërprerë energjinë të cilën ata nuk kanë mundësi ta paguajnë, ndërsa nga ana tjetër kërcënohen nga pronari për qiranë e kësaj godinë të rrënuar.

Dy fëmijët e vegjël të kësaj familjeje që jeton me një ndihmë ekonomike, e përjetojnë çdo ditë këtë situatë të vështirë, teksa mundohen t’i mbijetojnë të ftohtit apo të lexojnë diçka nën dritën e qiriut.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: