TIRANE- Zëvendësministri Niko Peleshi në një deklaratë për mediat shprehu ngushëllime familjarëve të Shkëlqim Muçës, punonjësit që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në rafinerinë e naftës në Ballsh, ndërsa i uroi shërim të shpejt të plagosurve.


Pasi vizitoi të lënduarit në spitalin e Djegies, Peleshi theksoi se dy prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë, se dy të tjerët, kjo dhe për shkak të moshës. Nga ana tjetër ai bëri të ditur se kjo ngjarje nuk do lihet pa u zbardhur. Peleshi iu kundërpërgjigj edhe akuzave që bëri pak më herët kryeopozitari Lulzim Basha, ndërsa tha se shpreh indinjatë që raste të tilla fatkeqësisht të përdoren për politikë. Basha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se në një kohë që duhet të jetë sot në krye të detyrës, udhëton me avion për të vijuar me një ekspozitë.

“Ngushëllime tonat për humbjen e jetës së familjarëve të babait të 5 fëmijëve. Dje është bërë një reagim i shpejt për fat të mirë, pasi u izolua në kohë ngjarja. Të plagosurit u transportuan me urgjence në spitalin e fierit, dhe më pas në Tiranë. 4 prej të lënduarve, dy prej tyre janë në gjendje të mirë. Ndërsa dy të tjerë janë më rëndë edhe për shkak të moshës. Jam i pikëlluar për këtë humbje, pasi viktima dhe 10 minuta mbaronte turni e më pas dilte në pension. Indinjatë për të gjithë ata politikanë që kapin këto ngjarje të renda, duke nxituara t’i mbledhin për politikë.”, tha Peleshi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: