Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka komentuar tensionet gjatë seancës së sotme në Kuvend, me Agron Shehajn që bllokoi për një orë foltoren e Kuvendit, duke mos lënë deputetët të flisnin.

Korreshi u shpreh se mazhoranca tentoi që gjithçka që do të ndodhte sot dhe që ishte në rend dite, të kalohej në mjegull, ndërsa shtoi se zv. kryeministrja Belinda Balluku, me të cilën zoti Shehaj kishte kërkuar interpelancë, duhet të japë llogari në lidhje me “Tigri 1” dhe “Tigri 2” të cilat nuk po prodhojnë energji.

“Kjo e sotmja nuk ishte mosbindje civile, por mosbindje ndaj kryetares së seancës që nuk di të vendosë rregull.
Për mendimin tim synimi ishte që kjo e sotmja të kalonte si një mjegull, sepse sado të flasësh nga vendi nuk është e njëjta gjë sa kohë që kolegu ynë shtë duke protestuar në foltore.

Deputeti Shehaj është në kuvend nën siglën e PD dhe është pjesë e opozitës. Duam që çdo opozita që bën interpelancë me zv.kryeministres duhet ta dëgjojmë që të japë llogari për dy “zetorat” e mbetur në ujë, ashtu si edhe për energjinë e blerë dhe koston e saj”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb