Gazetari Almer Toska në “Opinion” në News24 tha se zv.Kryeministrja Belinda Balluku do të arrestohet pasi ka një dosje plot me fakte dhe prova për abuzimet e saj.

Toska, që iu referua burimeve të tij, tha se nga zbërthimi i telefonit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi, janë zbuluar fakte dhe prova që implikojnë Ballukun.

“Është zbuluar një bisedë atje, ku Belinda Balluku urdhëron një drejtor të sajin, Bledianin, që tenderin në Burrel, tender për energjitikën, ta marrë ‘X’ kompani.

Kjo dosje e Belinda Ballukut ka shumë fakte dhe argumente të shumë aferave që do të rëndojnë pozitën e Ballukut, qoftë juridikisht dhe politikisht.

Unë e mbështes plotësisht kreun e SPAK, Altin Dumanin, por kur ai ka dosjen e Ballukut aty dhe nuk vepron, atëherë nuk ka këllqe.

Që do të arrestohet Balluku është e sigurtë, ka dosjen me shumë fakte. Balluku të arrestohet para zgjedhjeve se pas zgjedhjeve ca rëndësie ka.

Balluku është dinosaure e korrupsionit. Duke goditur Belinda Ballukun tani, i hapet rruga të rinjve në PS. Balluku ka mbyllur në bashki Armando Subashin, nuk e qas asnjë milimetër, po e bën fushatën në Fier me njerëzit e saj, që blejnë votat”, tha Toska.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb