Mario Balotelli drejt rikthimit në Serinë A nuk është më një fantazi, por së shpejti mund të bëhet realitet. Mes skuadrave që synojnë sulmuesin e kombëtares italiane, që në rikthimin e tij “azzurr”sot  realizoi gol ndaj Arabisë Saudite, është edhe Napoli, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Carlo Ancelotti. Ky i fundit duket se është dakord që sulmuesi të luajë me Napolin sezonin e ardhshëm edhe pse për momentin ai ka 4 sulmues në dispozicion.

Këtë gjë e konfirmon edhe Mino Raiola, menaxheri i sulmuesit: “Mario nuk është një lojtar me parametrin zero, por ky është një problem që e zgjidh unë si menaxher. Ai do të jetë sulmuesi më i fortë në Serinë A, por kërkon një projekt ambicioz dhe me ardhjen e Ancelotti te Napoli gjërat mund të ndryshojnë. Të shohim se sa sulmues do të jenë te skuadra deri në gusht dhe çfarë mendon De Laurentiis. Balotelli me Insigne mund të formojnë një dyshe fantastike”, tha Raiola.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: