Mario Balotelli, sulmuesi i njohur, është për momentin pa skuadër, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se do të donte të luante në Itali.

“Dua të jem gati, do të doja shumë të qëndroja në Itali këtë herë. Ajo që ka rëndësi për mua është të luaj, nuk mendoj për një rikthim në kombëtare” – tha Balotelli.

34-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë skuadra. Në Francë, ai ka mbajtur veshur fanellën e Nice dhe Marseille, ndërsa në Serie A ato të Interit dhe Milanit.  Eksperienca e fundit e Balotellit është në Turqi te Adana Demirspor.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb