Një përvojë e mahnitshme relaksi dhe vetëmotivimi. Është “Bamboo Spa & Hammam”, e para SPA shqiptare që merr një çmim të rëndësishëm për cilësinë dhe komoditetin e ofruar ndaj klientëve. “Bamboo Spa & Hammam”ndodhet në oborrin e Hotel Rogner, një hotel i rëndësishëm që funksionon si qendër trajtimesh për klientët brenda dhe jashtë tij. Për luksin dhe shërbimin ekselent të ofruar në trevjeçarin e startimit të saj, “Bamboo Spa & Hammam” është vlerësuar këtë vit me çmimin “Luxury Hammam Experience” në Europë nga World Luxury SPA Awards. Ky çmim është hera e parë që i akordohet një Spa & Hammam shqiptar. Ai iu dorëzua drejtoreshës së grupit Bamboo në Tiranë, znj. Emona Begolli, në mbrëmjen gala të zhvilluar në Shën Pjetërburg më 6 korrik 2019.

“Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në fitoren: brandi, vendndodhja dhe kënaqësia e shprehur e klientëve. Këtë vit, fokusi ishte tek dizajni unik dhe elegant” – tha ndër të tjera, Michelle Creus, Menaxhere e Brandit dhe Eventeve të World Luxury Awards.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne urojmë fituesit e 2019, sepse luksi i vërtetë nuk arrihet thjesht. Nevojitet një staf i dedikuar dhe shumë eficient, staf që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta bërë klientin të ndjehet i përkëdhelur e asnjë dëshirë të mos mbesë e parealizuar. Ky është përcaktimi i luksit! Kjo është ajo çka i bën fituesit e këtij viti të vezullojnë!” – u shpreh, Drejtori Marketing i World Luxury Awards Group, Michael Hunter-Smith.

Bamboo Spa & Hammam është themeluar 1 shtator 2016 dhe stafi i saj ka sjellë në Shqipëri eksperiencën e Hammam, Banjos Turke Tradicionale në një nivel shumë të lartë shërbimi. Prej 3 vitesh kjo qendër ofron hammam, masazhe, trajtime fytyre e trupi, manikyr, pedikyr dhe shërbime të tjera estetike. Prej vitesh tashmë, grupi Bamboo Spa ofron një gamë të gjerë të shërbimeve edhe në 4 sallone Bamboo Nail Bars & Beauty Lounge në Tiranë (në Kompleksin Delijorgji, në Rrugën “Pjetër Budi”, pranë qendrës Kristal dhe Ring). Së fundmi, Bamboo Spa & Hammam ofron ekselencën e shërbimeve të saj edhe në rivierën shqiptare, në Nazar Beach, Palasë dhe Drymades Inn, Drymades.

***
Një zonë që i dedikohet tërësisht reklasit. Bamboo Spa & Hammam është qendra ku mund të gjesh ekuilibrin psikofizik, një lidhje harmonike që i shërben mirëqenies, e nga ku frymëzohesh falë dizajnit të filozofisë Zen. Një oaz qetësie organike që i shërben këtij meditimi, që në takimin e parë. Falë arredimit të përshtatur me elementë natyrorë, bambu, dru lisi, ahu, myshku dhe elementët e gurit dekorativë, kjo hapësirë relaksi është një nga vendet më unike dhe të veçanta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Meditim, terapi, vënie në funksion të raportit TRUP-MENDJE, dhe natyrisht, shumë energji dhe vetëmotivim për vazhdimësinë e aktivitetit pasues. Hamami në Bamboo, i cili meritoi titullin për luksin e shërbimit të ofruar për klientët, duket në fakt si një vend përrallë, aty ku elementët e natyrës, burimi i ujit, cicërimat e zogjve, aromaterapia dhe kujdesi i profesionistëve të fushës të përfshijnë. Një dhomë mermeri me temperaturë 40˚C, ku në 1 orë e 15 minuta mund të marrësh përfitime të mrekullueshme sa i takon forcimit të sistemit imunitar dhe cilësisë së lëkurës. Cilësisë së këtij luksi i ofrohet një kuzhinë speciale, ku përgatitet gjatë gjithë kohës shërbimi i lëngjeve të freskëta, shumëllojshmëri ujërash detoks si dhe fingerfood të shëndetshëm. Ndër shërbimet speciale të Bamboo Spa & Hammam përmendet dhe sauna, një ambient i rrethuar nga gjelbërimi. Rëndësi i dedikohet dhe kromoterapisë, relaksit që krijon ndryshimi i ngjyrave në raportin TRUP-MENDJE. Për herë të parë Bamboo Spa & Hammam ka futur konceptin e SPA SUITE-ës në çift, një vend i dedikuar për masazhin relaksues në çift, me një jacuzzi të pasuruar me kripëra minerale për të ushqyer lëkurën me minerale dhe për të relaksuar muskujt përpara masazhit. Një oaz relaksi për të gjithë çiftet, për të kaluar dy orë të paharruara me masazhe, qirinj aromatikë, trajtime fytyre, prosecco dhe fruta.

Qendra Bamboo Spa & Hammam është e vetmja qendër në Ballkan, që ka eskluzivitetin e linjës franceze CLARINS SkinSpa, me produktet e markës së njohur franceze. Qëndron hapur 7 ditë në javë nga ora 9.00 deri në orën 22.00.

Për më shumë informacion, na ndiqni në rrjetet sociale ose na vizitoni në:
www.bamboospahammam.com
Instagram: bamboo_spa_hammam, bamboonailbars

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb