Një shqiptar i Kosovës, Avdi Tafilaj i cili banon në Gjermani ka ardhur në Shqipëri për të ndryshuar jetën e një familjeje shqiptare. Ai është një biznesmen në fushën e ndërtimit.



“Unë kam 12 motra dhe vëllezër, prindërit nuk na i kanë plotësuar kurrë kushtet, por disa njerëz na kanë ndihmuar shumë. Me kujtohet kur në fshat erdhën disa njerëz në nevojë nëna ime u dha bukën e familjes, edhe pse ishin të varfër. Unë kam ardhur me djalin tim në Shqipëri. Kam ardhur bashkë me të që djali të shikojë me sytë e tij një rast që të befasohet vetë. Do takojmë Elvisin atje dhe dua që djali ta vijojë punën e emisionit dhe fondacionit. Është një mision i jashtëzakonshëm për të dhe për në të gjithë. Duhet ta vazhdoni këtë rrugë. Ka vlerë të madhe”-thotë ai.