Nga: ZONJA KATERINA

4-5 racione mish, 1 kg bamje, 2-3 lgj uthull, 1-2 qepë, 3-4 lgj vaj ulliri, 3-4 domate, Kripë, piper, majdanoz

Presim fillimisht bishtat e bamjeve në formë konike. Më pas i spërkasim me kripë dhe uthull dhe i lemë të qendrojnë për 20 minuta të pastrohen dhe zbutet pushi. Më pas i shpëlajmë dhe i vendosim në një kullesë.

Në një tenxhere hedhim vajin dhe kaurdisim për 1-2 minuta racionet e mishit. Më pas shtojmë qepën të grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Pasi qepa të fillojë të zbutet shtojmë 2-3 domate të prera në kubikë të vegjël pa lëkurë dhe fara. Pasi të jenë kaurdisur mirë të gjithë përbërësit shtojmë pak ujë të ngrohtë në masë të mishit dhe e lemë të marrë 2-3 valë.

Në një tenxhere në fund vendosim disa fetëza domate të prera hollë dhe rreth e qark vendosim bamjet të rrjeshtuara me bisht anash. I spërkasim më pas bamjet me majdanoz dhe vendosim racionet e mishit duke i mbuluar me salcën me qepë dhe domate. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb