TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas operacionit “Forca e Ligjit” që coi në arrestimin e 11 personave të grupit kriminal “Bajri”.
Ndërsa vlerëson punën e policisë, Rama thotë se Policia e Shtetit foli me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit.

Kryeministri paralajmëron se operacioni “Forca e Ligjit” po përshkallëzohet.

“Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet?”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

11 persona janë arrestuar në një aksion policor të shtrirë në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në sajë të aksionit ‘Oaz’.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bëri publike edhe emrat e personave të arrestuar, disa në Holandë, dhe disa në vendin tonë, të cilët ishin pjesë e grupit të Safet Bajrit.

Aksioni në fjalë u zhvillua nga Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb