Kur policia britanike arrestoi Bujar Cozminca pasi kishte “përmbytur” Britaninë me kokainë me vlerë rreth 8 milionë paund, kuptuan që kishin të bënin me një personazh jo të panjohur për drejtësinë.
33-vjeçari tashmë ishte dëbuar nga Britania nën akuzat për drogë nëntë vite më parë, por për të nuk ishte problem rikthimi me rrugë të paligjshme për të ndërtuar më pas perandorinë e tij kriminale.
Ai është një prej shumë shqiptarëve, pjesë e bandës së vetëquajtur “Bumerang” që po vënë në lojë sistemin e emigracionit në Britani.
Emri i bandës është zgjedhur për shkak të shpeshtësisë me të cilën ata hyjnë dhe dalin nga kufijtë britanikë, si një bumerang.
Një burim i inteligjencës tha për The Sun: “Është një turp i plotë. Ata burgosen dhe dëbohen vetëm për t’u kthyer në Britani dhe për të vazhduar aty ku e lanë. Ata janë brenda dhe jashtë kufijve, aq shpesh sa bëjnë shaka duke thënë se janë bumerang”.
Në katër vitet e fundit, të paktën 12 “kriminelë të nivelit të lartë” janë kthyer në Britani të Madhe pasi u dëbuan.
Cozminca u deportua për herë të parë në vitin 2012 pasi kreu 21 muaj burg për drogë. Ai u deportua në Shqipëri, por u kthye për të ndërtuar perandorinë e tij të drogës.
Kur ai u arrestua për herë të dytë në vitin 2021, policia zbuloi se ai ishte i përfshirë në blerjen dhe furnizimin e 100 kg droge, me një vlerë prej 8 milionë paundësh dhe kishte pastruar 2.5 milionë paund paratë përfituara nga krimi.
Duke përdorur emrin e koduar “beta e pangopshme”, ai negocionte marrëveshje kokaine në sasi të ëmdha dhe pastronte mijëra paund para në javë.
Kur oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit hynë në dy banesat e tij në Islington dhe Ëembley në Londrën Veriore , ata gjetën 300,000 £ në para cash dhe regjistra të cilët zbuluan pazare droge me vlerë 2 milionë paund.
Ai u burgos për 12 vjet në Snaresbrook Croën Court në qershor pasi pranoi krimin.
Mafiozët shqiptarë kanë kapur kontrollin e tregut të drogës në Britani gjatë dy dekadave të fundit pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet e drogës në Amerikën Latine .
Një në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg. Britania ka më shumë emigrantë të paligjshëm se çdo vend tjetër evropian. Në tetor, një studim zbuloi se rreth 745,000 jetojnë në Britani.
Shifrat tregojnë se pothuajse 400,000 migrantë të ligjshëm janë lejuar pa kontrolle të të dhënave kriminale që nga viti 2021.
(BalkanWeb)