ITALI


Një bandë shqiptarësh përbërë nga 5 persona janë paraqitur para gjykatës, akuzuar për 9 vjedhje të kryera në pranverë të vitit 2018.  Pesë shqiptarët janë banorë në Pistoia, Montecatini dhe në zonën e Luccas.


Banda e shqiptarëve kishte “vepruar” në fushën e vjedhjes së banesave, apartamenteve dhe makinave, duke kryer gjithsej nëntë të tilla për një periudhë të shkurtër kohe. I konsideruari “kapo” i bandës Flori Sejdini 27 vjeç banues në Montecatini dhe aktualisht i ndodhur në La Spezia mori fajësi dhe u dënua me 3 vjet e 6 muaj burgim, shkruajnë mediat italiane.


  • foto galeri

Policia vendore italiane tha se si bashkëpunëtorë të Sejdinit në këtë veprimtari kriminale kanë “punuar” Renato Cenaj, 21 vjeç, banues në Lucca; Robert Gjoka, 29 vjeç, me banim në Pistoia dhe dy të arratisurit, të dy 22 vjeç, Aurel Nuzi dhe Emiljano Kulla. Sipas hetuesve Gjoka, Nuzi dhe Kulla akuzohen për vjedhje të rënduar të kryer në një shtëpi në Segromigno në Piano në mars 2018.

Cenaj dhe Nuzi, në një rast sulmuan dhe kërcënuan një çift nga Plain që i kishte zbuluar ata brenda shtëpisë së tyre, duke plagosur një nga dy bashkëshortët. Ngjarja ka ndodhur më datë 30 mars 2018. Cenaj dhe Nuzi gjithashtu akuzohen për posedim të mallrave të vjedhura, pasi atyre iu janë gjetur sende me vlerë të madhe, ku përfshihen lap topë, kompjuterë etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: