ITALI

Policia italiane ka zhvilluar një operacion kundër grabitësve në zonën e Beneventos, duke vënë në pranga 3 shqiptarë dhe një femër. Nga 4 të arrestuarit, tre janë lënë në burg, kurse i katërti është detyruar që të paraqitet në Policinë Gjyqësore.

Operacioni titullohej “banda e vrimave” dhe në përbërje të bandës ishte edhe një femër. Ky operacion mori të tillë emërtim, për shkak se hajdutët përdornin pikërisht një metodë të “vrimës” së dyerve për të grabitur më pas. Gjatë gjithë ditës së djeshme, njësitë policore të Beneveto dhe karabinierët e Cerreto Sannita ekzekutuan urdhrat e Prokurorisë së Fermo për dërgimin në paraburgim të tre shqiptarëve dhe detyrimin për paraqitje në Polici të një të katërti.

Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer grabitje e vjedhje në Fermo, Ascoli Piceno, Macerata e Caserta. Hetimi nisi pas vjedhjes së shtëpisë së një mjeku në 28 shkurt 2018. Katër shqiptarët, të armatosur me pistoleta dhe thika, kishin plagosur kunatin e viktimës dhe kishin vjedhur qindra euro.

Në 2 qershor 2018 ata kishin grabitur shtëpisë e një gruaje të re. Gjatë kësaj veprimtarie kriminale kishin shtënë në dorë 20 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë, por pa pasoja mbi njerëzit. Arrestimi i tyre është bërë në zona të ndryshme të Italisë, ku jetonin përkohësisht.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb