‘Një grup grabitësish shqiptarë, mes tyre babë e birë, udhëtuan nga Laçi për t’u futur ilegalisht në Angli e për të kryer grabitje.

Prokuroria angleze thotë se për katër muaj, kjo bandë grabiti 33 shtëpi.

Viktimë e grabitjes ishte futbollist i Chelseat, Raheem Sterling nga shtëpia e të cilit, morën 10 ora të shtrenjta Rolex me vlerë gati 400 mijë euro.

“Daily Mail” raporton se banda shqiptare përdori shkallë për të hyrë në shtëpinë e Sterlingut.

Banda grabiti edhe shtëpitë e disa futbollistëve të tjerë në  Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire.

I vetmi i arrestuar nga banda e grabitësve shqiptarë është Emiliano Krosi, 24 vjeç i cili ka dalë përpara gjykatës ku ka pranuar vetëm 15 nga 33 grabitje për të cilat akuzohet. Të akuzuarit e tjerë që të gjithë kushërinjtë e të arrestuarit ikën nga Anglia për t’i shpëtuar dënimeve.

Sipas prokurores së çështjes, ky grup grabitjen e parë e realizoi më 12 nëntor 2022 dhe të fundit më 15 mars 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb