TIRANE- Gazetarja e News 24, Klodjana Lala e ftuar mbrëmë në “Opinion” komentoi rastin e dhunës të pak ditëve më parë në Elbasan, kur “Audi” i blinduar i një biznesmeni goditi makinën e policisë.

Ndërsa atje u desh ndërhyrja e RENEA-ve dhe FNSH-së, Lala thotë se ajo që të gjithë dimë është vetëm “maja e ajsbergut”.

Pasi deklaroi se qytetin e kontrollojnë dy banda të fuqishme, teksa njëra ka fituar ndjeshëm terren, Lala tregoi se të gjithë njerëzit që kanë guxuar të ngrenë dorë mbi këto banda brenda policisë, nuk e kanë pasur të gjatë.

“Para një viti e gjysëm ish-zv drejtori i policisë së Elbasanit ka shoqëruar një nga të dyshuarut si kryetar bande. E ka kapur me armë pa leje. Ky rezulton të jetë i vetmi që ngriti dorë ndaj kësaj bande dhe e transferuan. Fillimisht e dërguan në Korçe e pastaj nëKukës”,- tregoi gazetarja pa përmenduar emra.

Anëtarët e këtyre bandave sipas saj, është e pamundur të kapen nga policia e rrethit, pasi gjenerojnë fitime të mëdha monetare nga trafiku i heroinës dhe kanë po ashtu lidhje të fuqishme politike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb