Mediat spanjolle shkruajnë se bandat shqiptare po bëjnë kërdinë në Britaninë e Madhe, duke rritur akoma më tej “rrezen e veprimit” të tyre në veprimtari kriminale.

Në shkrim thuhet se kriminelët shqiptarë sa vjen e bëhen gjithmonë e më tepër të sofistikuar. Banditët më shumë janë të përqendruar në trafikun e drogërave të forta si kokaina, duke qenë se është një lëndë narkotike mjaft e fortë dhe që kushton së tepërmi, shkruajnë mediat në Spanjë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Bandat janë bërë gjitihmonë e më të forta, kanë shtrirje në Londër, por edhe më tepër se kaq. Raportet më të fundit vlerësojnë se tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar vlen rreth 5 miliardë £, ndërsa kartelet shqiptare zënë “pjesën e luanit” në këtë trafik.

Rrjetet shqiptare të trafikut të kokainës veprojnë janë të lidhura me rrjete në Europë, por edhe me trafikantë të lëndëve narkotike nga Kolumbia.

Në artikullin e mediave spanjolle vlerësohet se bandat shqiptare kanë marrë një kontroll të gjerë në trafikut të drogës e se ata po ndërveprojnë edhe me banda të shteteve të tjera, sidomos të Kolumbisë, që është edhe vendi nga ku është origjina e drogërave të forta.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb