Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti nga protesta e opozitës, lëshoi akuza në drejtim të Veliajt dhe qeverisë ‘Rama’.

Gjatë fjalës së tij nga protesta e opozitës, theksoi se do të vazhdojnë betejën e tyre deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

“E rritën ujin, për të pasur 24 orë furnizim, por a ka sot ujë 24 orë? Çfarë bënë dje? Ne na përjashtuan nga mbledhja e Këshillit Bashkiak se nuk duan që të flasim. Ne do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Veliajt. Shqipëria nuk duhet të vazhdojë të vidhet më. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë deri në fitore. Do të qëndrojmë këtu, deri në fitore. Risillni dritat, horrat, banditët do të jenë ata që do të largohen. Shqiptarë, duhet të rezistojmë dhe fitore, e vetëm fitore!”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb