Dy të moshuarit rreth 75- vjeç, në banesën e të cilëve ra zjarr mbrëmjen e djeshme, në lagjen “ 15 Tetori “ në Fier, e kanë kaluar natën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Komshinjtë tregojnë se e moshuara ishte prej vitesh e paralizuar , ndërsa dyshojnë se zjarrvënia është vënë nga djali i tyre me probleme të shëndetit mendor, i arrestuar tashmë.

Ilir Mehrizvani ka pikasur i pari të moshuarin teksa kërkonte ndihmë në dritare, teksa nuk ka hezituar të ndërhyjë për t’i shpëtuar, edhe pse flakët ishin të furishme.

Të moshuarit ishin të traumatizuar, ka pohuar ai =, ndërsa thekson se fatmirësisht zjarri nuk përfshiu dhomën e gjumit ku ndodhej e shtrirë e paralizuar e moshuara, pasi në të kundërt mund të kishte humbur jetën mes flakëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb