Teksa sot parashikohet që të shemben 3 banesa në Bërxullë, 6 familjet që preken nga ndërtimi i projektit për autostradën Kashar-Thumanë, janë hedhur në protestë.

Sipas asaj që raporton gazetari Osman Stafa, IKMT ka shkuar sot në vendin ku do të bëhet shembja, ndërsa në mbështetje të tyre është dhe Policia e Shtetit, konkretisht tek zona e njohur si Ura e Limuthit.

Anëtarë të 6 familjeve që protestojnë kanë hipur në tarracën e një prej banesave në shenjë kundërshtie kundër shembjes. Ata shprehen se nuk janë përfshirë në listën e të dëmshpërblyerve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: