Vijon protesta e banorëve në Bërxullë. Më parë banorët janë zotuar se do të ndërmarrin aktin ekstrem të vetëvrasjes nëse nuk marrin zgjidhje nga shteti.
Gazetari Osman Stafa raporton se një prej banoreve i ka hedhur benzinë vetes, por është dashur ndërhyrja e familjarëve për të qetësuar situatën.
Kujtojmë se teksa sot është njoftuar se do t’u shemben banesat, 6 familje, në përbërje 32 persona, janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin, pasi pronat e tyre preken nga autostrada Thumanë-Kashar.
Bëhet fjalë për disa banesa në zonën e njohur si Ura e Limuthit. Ata theksojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.