TIRANË

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në kryeqytet, e cila ka mbremjen e sotme ka zgjatur rreth 2 orë. Në ditën e 16 të protestës banorët janë shprehur se do të mbrojnë shtëpitë e tyre, të cilat do të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Ne disa momente banorët kanë hequr rrethimin në hyrje të Unazës së Re, por policia nuk i lejoi të bllokojnë sheshin. Tensionimi i situatës ka ardhur pas shoqërimit në komisariatin e policisë të 6 protestuesve.

Mësohet se janë shoqëruar në Komisariat protestuesit Gëzim Sadikaj, Edmond Frangu, Arben Qyrani, Armando Gishto, Shpëtim Billo, Paolo Ahmetcenaj, ky i fundit 17 vjeç.

Pas disa minutave kaos dhe tension, situata është normalizuar por banorët shprehen se nuk do të dorëzohen. FNSH ka marrë në ruajtje kantierin e Unazës se Re duke krijuar një gardh.

Me flamur amerikan në duar dhe me thirrje kundër qeverisë dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, protestuesit kanë kërkuar dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Deputetë të opozitës ishin sërish pranë protestuesve që kanë hedhur dhe kapsolla e fishekzjarrë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shtëpitë tona janë me gjak”, kanë thirrur banorët. “O Erion o legen, prite popullin se po vjen”, “Erion Veliaj këtu vendosim ne”, “Edi Rama o legen, shtëpitë tona nuk i shemb”, “Poshtë qeveria e korruptuar” kanë qenë disa nga parullat e banorëve në protestë.

Një banore e zonës në protestë tha se sot tek ta ka shkuar një polic rrugor dhe iu ka kërkuar të largonin mjetet. Ajo deklaroi se askush nuk ka shkuar për të biseduar me ta dhe se do të vazhdojnë protestat.
“Ka ardhur një polic i rrugores dhe më tha hiq makinën se nga nesër do jetë kantier ndërtimi. Jam vetë prezent tek videoja ku është Rama. kam qenë tek rreshti i tretë kur ai vinte dhe mblidhej. Thoshte se shtëpitë nuk prishen se janë ndërtuar me gjak por do legalizohen. Mu thaftë dora se kam qenë kryetare e organizatës. kemi 16 ditë në rrugë. në vend të rri me fëmijët e të merrem me mësime e jam këtu.
Është mashtrim thirrja e ARRSH. Unë nuk i njoh 900 familje por çfarë kam rotondo dhe pjesa e Lanës i njoh sepse jam rritur. Askush nuk i ka takuar e nuk i ka kërkuar. Ku janë këta njerëz që do takohen me ne. Nëse do na presin do shkojmë sepse është problemi ynë që duhet t’i japim zgjidhje.
Është folur qëkur që do bëhen pallate por jo që do hidhen në rrugë banorët. Ajo tokë është blerë nuk është zaptuar”, deklaroi banorja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb