India, e shqetësuar për mbërritjen masive në tokën e saj të produkteve kineze, nuk do t’i bashkohet traktatit të tregtisë së lirë Azi-Paqësor të premtuar nga Pekini, theksoi sot një diplomat i lartë indian.

 

“India nuk do t’i bashkohet Partneritetit Ekonomik Integral rajonal në interesin kombëtar të vendit”, theksoi Vijay Thakur Singh nga Ministria indiane e Punëve të Jashtme, në një konferencë shtypi në kuadër të samitit të drejtuesve të ASEAN në Bangkok.

RCEP prashikon krijimin e një zone të tregtisë së lirë mes 10 vendeve të ASEAN, Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb