Turqia ka filluar dërgimin e ndihmave humanitare në Bangladesh pasi vendi i Azisë Jugore po përballet me përmbytjet e rënda që kanë prekur më shumë se 5 milionë njerëz, njoftoi të mërkurën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ne po i zgjasim dorën e ndihmës së Turqisë mikut dhe vëllait tonë Bangladesh, i cili po kalon kohë të vështira për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve,” tha Erdogan në X.

Erdogan tha se përpjekjet për të shpërndarë gjithsej 16,750 paketa ndihme kishin filluar, duke u fokusuar në rajonet më të prekura ku transporti rrugor është ndërprerë, nën koordinimin e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD).

“Me aktivitetet tona ndihmuese në rajon, ne nuk i lëmë vetëm vëllezërit dhe motrat tona nga Bangladeshi, të cilët po përballen me një shkatërrim të madh dhe përpiqemi t’u shërojmë plagët”, tha Erdogan, duke theksuar solidaritetin mes dy kombeve.

Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për jetët e humbura nga fatkeqësia dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit dhe të prekurit.

Presidenti turk theksoi gjithashtu bashkëpunimin në përpjekjet e ndihmës, duke vënë në dukje përfshirjen e AFAD, Agjencisë Turke të Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) dhe organizatave të ndryshme joqeveritare turke.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: