Banka Kombëtare Tregtare është përzgjedhur si “Banka më e Mirë në Shqipëri për 2018” nga revista EMEA Finance. Për të nëntin vit radhazi çmimi “Banka më e mirë në Shqipëri” i është dhënë BKT-së nga kjo revistë prestigjioze duke theksuar vlerësimin e saj përgjatë viteve.

Vizioni editorial i revistës EMEA Finance është ‘zëri i pavarur’ – ai që flet në nivelin më të lartë të integritetit dhe etikës gazetareske – për komunitetin financiar, klientët e tij dhe furnitorët në të gjithë rajonin e EMEA.

Shifrat janë ato që kanë nënvizuar pozicionin e konsoliduar të BKT-së si banka më e madhe në Shqipëri, duke mbajtur përsëri statusin e liderit të tregut në shumicën e kategorive.

Duke qenë jo vetëm një bankë, por një partner i fortë në të cilën klientët individ dhe biznes mund të mbështeten, u jep atyre një garanci të fortë për të ardhmen financiare.

Përkundër rritjes së konkurrencës, në vijim të ndryshimeve të ndodhura në bankat e nivelit të dytë, BKT është e vendosur për të forcuar pozicionin e saj në treg.

BKT ka një rrjet të gjerë prej 94 degësh, nga të cilat 67 janë të vendosura në Shqipëri dhe 27 në Kosovë, por në linjën e revolucionit të digjitalizimit, klientët po rrisin transaksionet bankare me vetë-shërbim përmes kanaleve tona alternative. Funksionalitetet e reja të ofruara si për klientët individ edhe për klientët e biznesit përmes ATM-ve tona të reja, aplikacionit BKT Smart apo versionit të ri të Degës “Internet” janë një vlerë e shtuar për të gjithë klientët.

Përgjatë këtij viti edhe revista amerikane Global Finance ka vlerësuar BKT me çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: