GREQI- Bankat dhe bursa greke do të qëndrojnë të mbyllura përgjatë gjithë javës së ardhshme deri të dielën. Kjo është vendosur nga Këshilli i Stabilitetit Financiar të vendit dhe më pas në mbledhjen urgjente të qeverisë greke. Mbyllja e bankave përgjatë kësaj jave ishte parashikuar dhe nga ministri grek i financave Yanis Varoufakis pas dështimit të negociatave me Eurogrupin në Bruksel.

Gjatë javëve të fundit, grekët kanë tërhequr miliarda euro nga bankat dhe në bankomate ka pasur radhë të gjata, nga frika se bankat nuk do të hapen të hënën. Në një analizë të “Financial Time”, nëse BQE tërheq fondin e emergjencës prej 89 miliard eurosh, Greqia ka dy opsione kryesore: pushim bankash ose kontrollin e kapitalit. Sipas, saj, pushimi bankave do të frenonte fluksin e daljes së parave jashtë bankave por me një kosto ndaj ekonomisë. “Ndërsa kontrolli i kapitalit do të lejonte tërheqjen nga bankomatet por brenda limiteve”, shkruan më tej “Financial Times.

TSIPRAS: DEPOZITAT E BANKAVE NË VENDIN TONË JANË TË SIGURTA, POPULLI GREK DUHET TË RUAJË QETËSINË
Menjëherë pas vendimi për mbylljen e bankave kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras i ka bërë thirrje popullit të ruajë qetësinë dhe ka deklaruar se depozitat e bankave greke janë të sigurta.

“Populli grek duhet të qëndrojë i qetë, depozitat në bankat e vendit tonë janë plotësisht të sigurta”, tha Tsipras. “Kam rinovuar kërkesën për një zgjatje me disa ditë të kredive emergjente të dhëna nga Banka Qendrore Evropiane. Përpjekja për të fshirë procesin demokratik – tha duke iu referuar referendumit kryeministri grek- është një fyerje për traditën evropiane”.

 

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb