NGA VJOLLCA KONGJONI*
TIRANË- Prej pesë vjetësh kompanisë kanadeze Bankers Petroleum nuk i është bërë asnjë kontroll nga administrata tatimore, por kjo e fundit nuk ka hezituar që t’i paguajë kompanisë rimbursimin e TVSH-së. Kjo është bërë e ditur publikisht edhe nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve.
Që nga fillimi i këtij viti, sic shihet edhe nga dokumentat e paraqitura nga Open Data Albania, Drejtoria Rajonale e Tatimeve i ka rimbursuar kompanisë rreth 2 miliardë lekë Tatim mbi vlerën e shtuar mbi mallrat dhe shërbimet brenda vendit. Po kështu qeveria ‘Berisha’ gjatë vitit 2013 e ka gjobitur Bankers për mospagim të taksës së karbonit dhe rentës minerare. Por kompania jo vetëm që nuk i ka paguar këto gjoba, por ka fituar të drejtën nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës dhe nga Gjykata e Apelit.
Në zbatim të këtyre vendimeve nga Thesari në muajin shkurt të 2015-ës, kompanisë Bankers i janë rimbursuar edhe 1.2 miliardë lekë. Në fakt përjashtimet nga këto taksa janë përcaktuar që në fillim të marrëveshjes mes qeverisë “Nano” dhe kësaj kompanie që në vitin 2004.
Por mazhoranca e sotme akuzon qeverinë paraardhëse për lidhje me Bankers dhe favorizim të saj, duke e përjashtuar nga çdo lloj detyrimi fiskal. Edhe në marrëveshjen e dytë ndryshuese në nëntor të vitit të kaluar qeveria aktuale firmosi sërish në favor të Bankers Petroleum duke e përjashtuar atë nga efektet negative të paketës së re fiskale, siç shihet edhe në nenin 1.1 të këtij ligji.
Kjo nismë e qeverisë që e përjashtoi nga TVSH për naftën të cilën kompania importon për të kryer operacionet e kërkim zhvillimit, i kushton buxhetit të shtetit 200 milionë lekë. Pas incidentit të ndodhur në fillim të muajit prill në Patos-Marinzë me shpërthimin e dy puseve të naftës, qeveria deklaroi se do të kërkojë Audit ndërkombëtar për veprimtarinë e kësaj kompanie dhe nëse Bankers Petroleum do të ketë pakënaqësi nga këto audite, çështja do të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar.
Por konsulentë nga firma kanadeze pohojnë për News24 se edhe në këtë rast Bankers do të dalë i fituar pasi ka respektuar të gjitha marrëveshjet e bëra me shtetin shqiptar.
(m.k/BalkanWeb)
Qeveria ka menyra te tjera per sfiduar Banker
E vetmja menyre per ta ber kete kompani te fals me vete eshte nje referndum popullor ndaj kompanis
Kompania te tregoj asetet dhe kush jan aksioneret dhe sa taksa po paguajne dhe si behen ato,. qe nga fillimi deri tani
Shteti te tregoje arsyjet perse kjo kompani eshte ne dem te ekonomi te shqiperis dhe mjedisit
psataj te kaloj ne referendum popullor qe ligjet te shfuqizohen per mbrojtjen e kesaj kompanie apo ligji te qendroj ne fuqi
Besoj keto pamje jane pa koment
Kjo tregon qart se cfar barbarizmi ka kjo kompani Bankers
Bankers dhe ISIS nje gje kane te perbashket SHKATRIMIN
Ato pushtetar qe kane bashkpunuar me kete kompani me ligjet e hartuar ne dem te Shqiperis duhen te futen ne Burg.
Po ashtu tu rishikohet pasuria e politikaneve
Neqoftese ka perfitues nga kjo kompani,..te rishikohet koncesioni ne baz te provave dhe demeve te shkaktuar tokes natyres popullates,
Dhe te prishet koncesioni
Nje gje eshte e vertete qe kjo qeveri nuk erdhi e pushtet per te bere shtet por per te mbushur xhepat dhe mashtron popullin qe per cdo gje te keqe ne Shqiperi fajin e ka PD zoti ruajt popullin nga kjo rilindje
Po te vije nje firme shqiptare ne Canada ka mundesi qe tja rrisin dhe tja fusin me taksa sa me shume se meqe paske pare me be bisness jo si qeveritaret shqiptare qe bejne Maliqin ne vend qe te zbatojne ligjin si Kanadaja.I firmosin dhe me kontrata dhe Bankers del nga bankrupt mbi supet dhe kurrizin e shqiptareve qe hane fergese me gjize
Shume mire Paska shpetuar nga te shkuarit bankrupt ne Canada kjo shoqeri ne saje te Shqiperis
@shqiptar. Me sa thotbartikulli berishabebgjobiti. Ramushi jabgali. Qe do te thot bankers esht kompani shqipe dhe jo e huaj. Por keshtu fshifen
O shqiptar e kupton apo jo qe i jane paguar kete vit keta 2 miliard.
2 mld leke per fushatat e PD.
Jo ja ka paguar Edi Rama dhe i kane ndare leket si me CEZIN.