Bankers Petroleum Albania informoi sot se lajmet e publikuara gjate dites se djeshme (24 Qershor 2019) mbi gjobitjen nga autoritetet doganore me vleren e 120 Milione Eurove nuk jane te verteta.

“Bankers konfirmon se nuk ka marre asnje njoftim zyrtar mbi ndonje penalitet nga Dega e Doganes Fier apo Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, te cilat kontrollojne vazhdimisht aktivitetin e kompanise.

Deshirojme t’ju informojme se Bankers Petroleum eshte vazhdimisht subjekt i kontrolleve te autoriteteve doganore dhe tatimore ne perputhje me ligjet ne fuqi. Ne te gjitha proceset administrative te kontrollit nga ana e ketyre autoriteteve, Bankers ka qene dhe mbetet plotesisht bashkepunues.

Aktiviteti i Bankers Petroleum eshte teresisht transparent pasi eshte ne monitorim te vazhdueshem nga autoritetet shteterore shqiptare dhe vecanerisht atyre tatimore dhe doganore.

Bankers mbetet i angazhuar ne forcimin e metejshem te marredhenieve dhe bashkepunimit me te gjithe autoritetet shteterore.” thuhet ne njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb