Bankers Petrolium Albania iu vjen në ndihmë banorëve të Patosit duke investuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Rrugët Shën Trifoni” dhe “Shën Sotiri” në zonën e Sheqishtes, të cilat kishin nevojë urgjente për ndërhyrje, do t’i nënshtrohen rindërtimit falë investimit prej 96 mijë eurosh të Bankers Petrolium Albania. Projekti për rehabilitimin e rrugëve me një gjatësi prej më shumë se 1 kilometër nuk është thjesht për shtrimin e asfaltit, por konsiston në rijetëzimin e arterieve të rëndësishme që lidhin komunitetet dhe lehtësojnë jetën e përditshme për banorët.

“Hera e parë që erdha në këtë fshat ishte në tetor të 2022 dhe te gjithë burrat erdhën tek Bankers duke kërkuar ndihmë për rindërtimin e rrugëve. Iu thashë që do e marr në konsideratë. Duke përmbushur premtimin tonë do të shpenzojmë 96 mijë dollarë. Rruga që do të jetë 1 kilometër e gjatë dhe 2. 5 metra e gjerë, do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës se banoreve të kësaj zone.”

Bashkëpunimi i Bankers Petrolium Albania me Bashkinë e Patosit fokusohet ne investimin për mirëqenien e komunitetit, për të promovuar rrugë më të sigurta dhe efikase transporti si dhe për të përmirësuar ne tërësi cilësinë e jetës për banoret. Përveç këtij projekti Bankers do të vazhdojë angazhimin për cilësi dhe performance per zhvillimin urban të qëndrueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: