Rreth 150 punonjës të kompanisë Bankers Petroleum Albania kanë pastruar vullnetarisht bregdetin e Semanit, në Fier. Bankers organizoi punonjësit e saj për të dhënë kontributin për një mjedis më të pastër. Kompania naftënxjerrëse, e cila operon në zonën e Patos-Marinzës prej më se 15 vitesh është vazhdimisht e fokusuar në mbrojtjen e mjedisit, por edhe angazhimin në komunitet.


“Bankers gjithmonë ka fokus kontributin në komunitet dhe ky aktivitet pastrimi është në përputhje me gjithë përfshirjen tonë të përgjegjësisë sociale në rajonin e Fierit. Një iniciativë e tillë mjedisore është një përfitim për të gjithë, nga banorët lokalë tek turistët ndërkombëtarë, të cilët mund të shijojnë bukurinë e këtij vendi dhe bregdetin e saj të mrekullueshëm”, tha Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Luntao Chen.



Mbi 700 kg mbetje të ndryshme të derdhura përgjatë vijës bregdetare të Semanit u mblodhën nga punonjësit e Bankers dhe u depozituan më pas në vendet e posaçme të mbeturinave. Pjesë e kësaj iniciative nuk ishin vetëm punonjësit vendas të kompanisë, por edhe të huaj kryesisht nga Kanadaja dhe Kina, të cilët prej vitesh punojnë dhe jetojnë në Fier.

“Jemi shumë të lumtur që kontribuojmë për nisma të tilla të suksesshme, si pastrimi i plazhit dhe presim me padurim më shumë nisma të tilla. Fushata e pastrimit të plazhit është pjesë e iniciativave të Bankers që rrisin ndërgjegjësimin mbi çështjet mjedisore”.

Bankers Pastron Plazhin
Bankers Pastron Plazhin

(BalkanWeb)