CALGARY- Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të publikojë një përditësim mbi shitjen tek degët e Geo-Jade Petroleum Corporation në bazë të marrëveshjes së datës 19 mars 2016. Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të blejë të gjitha aksionet e Bankers nëpërmjet degëve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion.


Përfundimi i transaksionit mbetet subjekt i miratimit rregullator të Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE). Miratimi i marrëveshjes nga Republika Popullore e Kinës i cili duhej të merrej brenda datës 30 qershor 2016 tani është shtyrë për në 31 korrik 2016. Bankers dhe Geo-Jade janë duke punuar intensivisht së bashku për marrjen e këtij miratimi brenda muajit korrik, dhe nëse ky miratim merret, marrëveshja parashikon një zgjatje automatike gjashtëdhjetë ditë nga data e fundit (aktualisht 31 korrik, 2016 deri në 29 shtator, 2016) për mbylljen e transaksionit.


Nëse miratimi nga SAFE nuk merret deri më 2 gusht, 2016 atëherë një amendim i mëtejshëm i marrëveshjes do të jetë i nevojshëm që të zgjatet afati kohor për miratimin nga SAFE si dhe për shtyrjen e datës për mbylljen e transaksionit. Të dyja shoqëritë, Bankers dhe Geo-Jade janë të angazhuara për përfundimin e transaksionit, dhe diskutime të tilla janë duke u zhvilluar, përfshirë edhe dispozitat e mundshme që do të rrisin angazhimin e palëve.


Pas përfundimit të suksesshëm të transaksionit, aksionet e Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos dhe të Londrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb