Shoqëritë dhe sipërmarrjet në botën myslimane mëtojnë se nuk investojnë në “sektorët imoralë”, ndonëse fitimet nga veprimtaritë e tyre janë rritur në mënyrë eksponenciale: aktualisht kapin mbi 138 miliardë dollarë në vit. “Në emër të Allahut mëshirues dhe mëshirëdhënës”,- është një varg kuranik që hap ditën e parë të punimeve të Konferencës Botërore të Bankave Islamike, një mbledhje kjo e përvitshme e biznesmenëve islamikë. Njëmijë e tetëqind delegatë paguajnë mbi 3 mijë dollarë për kokë, për të patur të drejtën e pjesëmarrjes në konferencë dhe shijuar kësisoj edhe luksin dhe komoditetet që ofron “Gulf Hotel” në Manama, kryeqytetin e Bahreinit, një prej mikroshteteve të humbura në rërën e shkretëtirës dhe sistemit të petrodollarëve në Gjirin Persik. Drejtues të bankave qëndrore, krerë bursash, studiues të ligjit islamik nga Gjiri Persik deri në Magreb, nga Irani në Indonezi. Gjenden së bashku, sigurisht për të adhuruar Allahun, por mbi të gjitha për t’iu falur zotit Para. Financat islamike kanë pësuar rritje të ndjeshme nga viti në vit. Sipas  raportit të katërt të Tregjeve Financiare Ndërkombëtare Islamike, publikuar muajin e shkuar, tregu botëror i sukuk-ëve (çertifikata investimi sipas ligjeve islamike), është rritur në mënyrë eksponenciale 13 vitet e fundit. Nga vëllim modest prej 1.172 miliardë dollarësh në vitin 2001, ka arritur në plot 138 miliardë dollarë në vitin 2013. Agjensi krediti apo shërbimesh financiare që i përkasin të drejtës islamike, vazhdojnë që të shtohen edhe jashtë botës islame. Në konferencë marrin pjesë delegacione nga Londra dhe Berlini, Parisi dhe Luksenmburgu. Të shumtë janë europianët, mes tyre edhe të ashtuquajturit këshilltarë të Sharias-s. Studiuesit e ligjit islamik verifikojnë përputhshmërinë e prudukteve apo shërbimeve financiare me Sharia-n.

Kjo procedurë është në fakt një sipermarrje mjaft luksoze për ata që kanë nuhatje në punët e biznesit. Së bashku me rritjen e volumit të aktivitetit të biznesve islamike, rritet edhe kërkesa për shoqëri që çeritifkojnë biznesin. “Në fakt islami ynë ndalon investimin në sektorë të ekonomisë që etiketohen si imoralë, si psh shitja e pijeve alkoolike, bixhozi apo pornografia – na shpjegon Yasser Saud Dahlawi, presidenti i njërës prej këtyre shoqërive, që mban veshur në kokë ytben e tij të bardhë. Për më tepër – vijon ai – ka norma shumë të rrepta mbi fitimet që janë realizuar nga interesat e parave të dhëna hua”.

Pikërisht kjo rreptësi, përbën një faktor kyç të kësaj rritjeje eksponenciale fitimesh. Sayeeda Warsi, ministër në kabinetin qeveritar të kryeministrit britanik Kameron, është edhe anëtari i parë i qeverisë angleze që i përket fesë islame. ”Në Britaninë e Madhe, sipërmarrjet islamike janë një realitet prej më shumë se 30 vitesh dhe një alternativë pas krizës botërore financiare, për atë që kërkon një bankë që bart vlera etike”- thotë ai. Një fantazëm megjithatë avitet rrotull gjithë kësaj: terrorizmi. Javë më parë, revista amerikane “Newsweek”, tregonte sesi xhihadistët financohen nga kontrabanda e naftës apo ajo e monumenteve arketologjike të vjedhura nëpër muzeume, pa folur për milionat e dollarëve të grabitura nga bankat e territoreve të kontrolluara nga Kalifati. Për të mbajtur në këmbë ushtrinë e tij, Kalifatit i nevojiten nga 70-80 mijë fuçi naftë në ditë ose 1.5 miliardë dollarë, para të vjedhura nga bankat, pa llogaritur këtu shpërblimet e marra për lirimin e pengjeve. Pastaj vetë shtetet e Gjirit kanë dhuruar 40 milionë dollarë. Natyrisht këtu faqe kamerave, fraza si “ISIS” apo “terrorizëm” janë tabu. Kush është i gatshëm që të flasë, e bën këtë me një kujdes të madh. “Ka keqkuptime të mëdha mbi domethënien e termave si Xhihad”- thotë Warsi. “Për fat të keq ka disa që kryejnë akte makabre në emër të islamit dhe kjo tashmë ka krijuar një imazh shumë të keq. Këtyre paragjykimeve u duhen kundërvënë parimet mbi të cilat bazohet etika jonë financiare” – shton ai. Kaq. Për pjesën tjetër të gjithë heshtin. Edhe vetëm ngritja e një argumenti të tillë, provokon reagime zulmëmëdha dhe aspak elegante. Në tavolinat e bisedimeve flitet e shumta mbi strategjitë për të imponuar supermacinë e financave islamike mbi ato perëndimore. Këtë e konfirmon Khalid Hamad, drejtori ekzekutiv i Bankës Qëndrore në Bahrein: “Kriza po shtyn shumë njerëz drejt nesh. Jemi gati të eksportojmë modelin tonë nëpër botë, duke intensifikuar aksionet në Europë, Amerikë dhe Lindjen e Largme”. /Il Giornale/bota.al

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: