Për herë të pestë banorët e Niklës kanë dalë sot në protestë për rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar. Banorët kërkojnë rikthimin e shkollës, pasi janë të detyruar t’i çojnë fëmijët në Fushë-Krujë dhe të zhvillojnë mësim me turne.

Ata kërkojnë prej kohësh rindërtimin e shkollës, por kjo ka hasur në një neglizhencë totale të të gjithë instancave nga të cilat nuk ka asnjë reagim.

“Sot jemi sërish në protestë në Nikël për të protestuar për ndërtimi ne shkollës së mesme të bashkuar Ramazan Karaj.
Fëmijët sot kanë bojkotuar mësimin. Janë 455 nxënës dhe stafi mësimor që nuk e zhvillojnë mësimin në Nikël dhe kjo ka sjellë rritje të kostove. Ata nuk e zhvillojnë mësimin siç duhet, por me turne”, tha deputetja e PD Andia Ulliri.

“Është viti i tretë që shkolla e Niklës nuk po ndërtohet. Nuk ka asnjë lëvizje”, u shpreh një prind, duke kërkuar rindërtimin sa më shpejt të institucionit.

“Prej vitesh kërkojmë rindërtimin, por asnjë përgjigje nuk është njëlloj. Njëra thotë kemi probleme me shpronësimin, tjetra thotë janë indeksuar çmimet e do ribëhet tenderi. Tjetra thotë nuk ka dalë leja nga bashkia”, thanë banorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: