TIRANË

Banorët e zonës së Astirit kanë hyrë sot në ditën e 60 të protestës së tyre. Si çdo ditë tjetër edhe sot qytetarët kanë bllokuar rrugën duke djegur goma.

Në mbështetje të  kauzës së banorëve të “Unazës së Re” ishin edhe deputetë nga Partia Demokratike, mes tyre edhe Klevis Balliu.

Banorët kanë bërë thirrje që mos të preken shtëpitë e tyre, pasi sipas tyre, mundin dhe djersën e tyre do ta mbrojnë deri në fund.

Ky i fundit ka deklaruar tha se largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministër është kthyer në interes kombëtar për çdo shqiptar. Ai tha mes tjerash se Edi Rama e ka vendin në burg.

“Kryeministri të kërkojë ndjesë qytetarë. Të shikoj për një projekt që nuk prishen shtëpitë e qytetarëve. Nëse Kryeministri do vijojë me kokëfortësi, kjo do të jetë përgjigja që do marrë. Largimi i Edi Ramës është kthyer në interes kombëtar, ndaj unë sot do u kërkoja të gjithëve  që të shikojnë se ky është një projekt korruptiv, prandaj duhet që të largojmë Edi Ramën dhe të shkojë aty ku e ka vendin në burg”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb