TIRANE

Banorët e ‘Unazës së Re” vijojnë protestën në ditën 88-të të saj. Ata janë të bindur në kërkesat e tyre dhe nuk heqin dorë deri në anulimin e projektligjit, në të kundërt do t’i përgjigjen qeverisë ashtu siç e meriton.

“Ne banorët e Unazës së Re do të qëndrojmë dhe rezistojmë deri në fund , ose do të bëjmë viktima ose do bëhemi viktima”, shprehet njëri prej banoreve.

Të  pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetët e opozitës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Ramës, ndërsa  kërkoi nga banorët t’i bashkohen 16 shkurtit.

“Protesta e banoreve do te mbahet mend në histori si fillimi i shkatërrimit të Rilindjes, ju bëj thirrje për t’u bashkuar më 16 shkurt në protestën e opozitës”-u shpreh Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb