BULQIZE– Mes banorëve të Bulqizës të cilët kërkojnë anulimin e koncesionit për shfrytëzimin e masivit pyjor shekullor, ishte këtë të shtunë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi. Ai tha se si qytetar mbështet kauzën e tyre, ndërsa premtoi se me pushtetin e Ministrit do të kërkojë pezullimin e marrëveshjes koncesionare, deri në verifikimin e plotë të saj.

“Si qytetar jam me ju, si ministër do ndjek procedurat ligjore për verifikimin dhe pezullimin e kontratës”, deklaroi ministri Klosi, teksa shtoi:


“Kemi premtuar për 20 milionë e 200 mije pemë deri në 2020. Kjo është zonë shumë e bukur që nuk duhet të ngrihet mbi shkatërrimin e mjedisit, por mbi zhvillimin e përdorimit të resurseve natyrore”.

Banorët u shprehën se do ta mbrojnë me gjak masivin pyjor “Sheshe Bulqizë” në Malin e Bardhë.


Banorët e Bulqizës prej katër vitesh protestojnë kundër zbatimit të lejes për shfrytëzimin e Malit të Bardhë, e dhënë një kompanie që shfrytëzon pyjet, duke i prerë pemët që në vitin 2015.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb