FIER- Banorët e fshatit Grecalli të komunës Qendër në Fier kanë protestuar përsëri në Qendër të fshatit duke kërkuar sipas tyre tokat e grabitura nga kreu i Komunës. Ata janë shprehur se ndihen të tradhtuar dhe mashtruar nga shteti për arsye të fshehjes se sipërfaqes së tokës bujqësore të pashpërndarë dhe që u takon. Banorët sërish fajësojnë kreun e komunës dhe administratën e komunës Qendër që nuk u ka shpërndarë tokën që u takon.

Ata kërkojnë tu kthehet kjo sipërfaqe toke sa më shpejt pasi përgjegjësit dhe shteti do të përballet me protestat e tyre. Banorët kanë kërcënuar se do të ndajnë vetë tokën që u takon.

Ndërkohë burime zyrtare pohojnë se ka nisur procedimi penal për kreun e komunës Qendër Harilla Mile për shpërdorim detyre si dhe drejtorin e menaxhimit të tokave në këtë komunë pasi nuk kanë regjistruar tokat bujqësore që i takojnë fermerëve sipas ligjit 7501.

Janë 100 familje që rezultojnë se kanë marrë toka nga ligji 7501 por nuk ishin në dijeni e për pasojë nuk kanë aplikuar për certifikatë pronësie. Zbulimi është bërë 2 muaj më parë kur përfaqësues të TAP-it bazuar në dhënat e zyrës së regjistrimit të pasurive u ka dërguar njoftime për të proceduar me kompensim financiar.

Në regjistrin kadastral të ZRPP rezultojnë se kanë marrë nga 2 dynymë për frymë rreth 100 familje nga fshati Grecalli. Bëhet fjalë për afërsisht 50 ha tokë djerrë në një fshat fqinj. Në Fier nga TAP preken 5 komuna dhe fermerët do të kompensohen për tokën ku do të shtrihet gazsjellësi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: