ENRIK MEHMETI* VLORE- Për më shumë se dy orë, banorët e fshatit Kocul në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën e automjeteve të ndërmarrjes së naftës.

Protestuesit kanë kërkuar nga ana e qeverisë që të plotësojë tre nga kërkesat e tyre, siç janë; ndërtimi i rrugës së fshatit, punësimi i tyre në kompaninë e naftës dhe mbajtja nën kontroll e nivelit të gazit, i cili është rritur mjaftueshëm gjatë muajve të fundit.

Nga ana tjetër, ata pohuan se në muajt e fundit si pasojë e nxjerrjes së naftës janë dëmtuar dukshëm shtëpitë e tyre, të cilat sipas tyre po bëhen të pabanueshme. Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave, nëse nuk merren masa nga qeveria për plotësimin e kërkesave të tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: