MAQEDONI-Qeveria pritet që këto dita të vendos për mënyrën e ndërtimit të shtëpive të banorëve të Lagjes së Trimave. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani, dha shanset më të afërta të mbledhjes së qeverisë brenda të martës.

Dy janë versionet më të përfolura për mënyrën e ndërtimit të shtëpive. Dhënia e parave të thata, ose përpilimi i ndonjë aksioni rindërtimi që do të parashikonte shpallje publike për firma ndërtimore. Megjithatë të gjitha palët pranojnë se kjo fazë ka burokracira ligjore dhe merr kohë, për t’i dhënë fund krizës me banorët e pastrehë.

“Komisioni i ngarkuar nga Qeveria, është i obliguar që të bëj listat dhe të njëjtat të i dorëzojë në Qeveri. Pres shumë shpejtë, pra vetëm disa ditë, që raporti të jetë gati dhe t’i dorëzohet Qeverisë. Në mbledhjen e parë të saj, të gjitha këto raporte edhe njëherë do të shqyrtohen dhe Qeveria do të merr vendim për formën dhe mënyrën e dëmshpërblimit. Deri tani ka disa koncepte që bisedohen dhe që i ka propozuar Komisioni si variante, megjithatë vendimi do të merret në mbledhje. Unë nuk do të kisha dashur të thosha asgjë para se të mbahet mbledhja e Qeverisë në të cilët do të vendoset edhe për formën dhe raportin në tërësi”, deklaroi Lirim Shabani, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Mes dy mundësive, para të gatshme ose tender për ndërtimin e shtëpive, banorët këmbëngulin në të parën.

Pak ditë më parë përfunduan raportet e kategorisë së dëmit material jashtë shtëpisë, ndihma e parë prej 100 mijë denarësh dhe raporti për sigurimin e qirasë dhe vendstrehimit. Pavarësisht kësaj, banorët disa herë denoncuan padrejtësi në çështjen e vlerësimit të dëmit, nga ana tjetër edhe Komisioni hasi në pengesa gjatë punës së tij. Ndërkohë banorët vazhdojnë të strehohen nëpër të afërmit e tyre.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: