Banorët e Laknasit janë hedhur sot në protestë, ndërsa kundërshtojnë ndërtimin e një thertore në këtë zonë. Situata është tensionuar shumë, madje nuk kanë munguar as përplasjet mes banorëve dhe policisë bashkiake.

Mes përplasjeve, njërës prej grave protestuese i ka rënë të fikët pasi vuan nga zemra. Teksa gruaja ende qëndron e shtrirë përtokë, vajza e saj tejet e revoltuar denoncoi sipas saj presionin nga ana e policisë. E reja, studente e Infermierisë deklaroi publikisht se ambaulanca nuk i kishte dhënë ndihmën mjekësore nënës së saj, por vetë ajo kishte ndërhyrë për t’i shpëtuar jetën.

“Nëna ime është e shtrirë….Nëse nënën e time e gjen gjë, duhet të përballen me mua. Nëna ime është me zëmër. Ja dhashë unë ndihmën e parë se jam për infermieri. Dhe ambulanca nuk i dha fare ndihmë, por iku. Policia rri këtu dhe qesh. Bënte presion dhe donte të vinte gardhin aty”, -tha vajza.

Ndërkohë, një tjetër protestuese tha se janë kundër ndërtimit të thertores, pasi do të ndotet ambienti. “E gjithë bota po i mbrojnë pyet. Kurse ai vjen e bën thertore derrash. Fëmijët tanë do të ndjejnë çdo ditë erën e keqe…Duhet të japë llogari Xhelal Mziut”, pohoi ajo.

Ndërkohë, një tjetër protestuese tha se janë kundër ndërtimit të thertores, pasi do të ndotet ambienti. “E gjithë bota po i mbrojnë pyet. Kurse ai vjen e bën thertore derrash. Fëmijët tanë do të ndjejnë çdo ditë erën e keqe…Duhet të japë llogari Xhelal Mziut”, pohoi ajo.

Një tjetër protestuese i sqaroi gazetarit Erjon Skëndaj, i cili ndodhet në Laknas, se personi që do të ndërtojë këtë projekt ka manipuluar me hartën. “3 ditë para e të largohej Xhelali i ka dhënë vulën këtij. Ai gënjeu kur tha se ka folur me disa prej banorëve. A nuk ka takuar asnjë. Ai personi që do ndërtojë këtu ka manipuluar hartën, pasi ka thënë se do të ndërtojë mbi zallishten e lumit, ndërkohë që këtu është pyll i vjetër”, tha ajo. Ndërsa bashkëfshatari i saj tha se: “Një muaj para se të ikte Xhelali ai i rregulloi letrat. Ne jemi vendalijë këtu, ky pylli këtu po bën mbi 30 vite. E gjetën enkas të shtunë të diel, që nuk ka njerëz. Madje u tha se do të vinte dhe kryeministri që të priste shiritin, por nuk erdhi”.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb