Nga: KLODJANA HAXHIAJ*
DURRES – Banorët në Katund Sukth shprehin si shqetësim mungesën e ujit të pijshëm, ushqimeve dhe çdo ndihme tjetër që ata kanë nevojë në këto ditë , kur përmbytjet i kanë kthyer në të pabanueshme banesat e tyre.

“Ka tre ditë që jam e vdekur në këmbë. Kam kalamajt dhe dy pleqt edhe teshat i kam rrugëve. Unë dua të më plotësojë shteti të gjitha kushtet që kam pasur në shtëpinë time. Të këqija të mira siç i kam pas. Shteti të vijë të verë dorë mbi ne. Jemi tu vdes. Na kanë sjellë batanije, nga një për 10 veta. Të na bien dhe gërshërë që t’i presim dhe të mbulojmë vetëm sytë se gjë tjetër skena ça me mbulu me batanije. S’kemi ujë të pijshëm, asgjë.”- shprehen banorët.

Banorët thonë se ishin ende në gjumë kur lumi Erzen vërshoi në banesat e tyre, duke ju rrezikuar edhe jetën. Sipas banorëve, shtimi i prurjeve të Erzenit erdhi pas hapjes së digave në Bovillës në Tiranë, dhe që askush nuk i lajmëroi ata të merrnin masa duke i larguar.

“Qeveria na mbyti se hapi digat, dhe nuk na lajmëroi që largohuni nga shtëpia. Të punosh një jetë dhe ti humbësh për 5 minuta. hapën Bovillën shpëtuan Tiranën , mbytën fshatin. Partitë folin, do hyjmë në Evropë, na futën në gropë.”- thonë banorët.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb