PESHKOPI

Banorët e Peshkopisë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe kanë dalë sot në protestë kundër varfërisë, çminimeve të larta dhe taksave.

Banorët janë mbledhur në Bulevardin e qytetit dhe shprehen se kanë shumë arsye për të protestuar duke përmendur mungesën e infrastrukturës rrugore si dhe mungesën e ujit te pijshëm.

Ne krye të protestës ishte dhe deputeti i qarkut Dibër nga radhët e PD, Xhemal Gjunkshi, i cili theksoi qe kjo qeveri duhet rrezuar një orë e më parë.

Deputeti Gjunkshi ju bëri thirrje banorëve dibran që me datë 16 shkurt të marrin pjesë në protestën që  organizon opozita në Tiranë në mënyrë që të largohet sipas tij kjo qeveri e korruptuar, mashtruese dhe droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: