KORCE- Dhjetëra banorë të fshatit Sheqeras, në Korçë, kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë ndërtimin e TEC-it në fshatin e tyre.

Banorët shprehen se janë kundër projekt ligjit të qeverisë për ndërtimin e TEC-it në zonën e tyre, pasi ndërtimi i tij do të kthejë zonën në një hapësirë të pabanueshme. Banorët shprehen se protestat nuk do ndalen deri në bllokimin e rrugëve.

Në protestë ka marrë pjesë dhe nga Sekretari për aksionin qyetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji. Ky i fundit u shpreh se vendimi për ndërtimin e TEC-it është jo transparent dhe nuk është konsultuar me banorët e zonës.

“Ndërtimi i TEC-it dëmton shëndetin e banorëve dhe bujqësinë e zonës. PD mbështet banorët që TEC-i të mos ndërtohet, pasi shumë banorë do zhvendosen nga banesat e tyre. Rajoni i Korçës pasi u mashtrua dhe varfërua për 3 vjet rresht po tentohet te shkatërrohet përfundimisht me ndërtimin e TEC-it te Maliqit. Qeveria merr 288 ha toke qe shfrytëzohet si toke bujqësore nga banoret dhe e kthen token ne zone minerare. Fusha e Korçës me ketë akt kthehet ne moçal i pajtueshëm. Qeveria nuk i trajton qytetaret e vet si njerëz me probleme por si instrumente për te bere para. Korça me ketë TEC e humb edhe atraksionin turistik edhe punësimin ne bujqësi. Ne do te jemi ne mbështetje te banoreve dhe do ta ndalojmë me çdo mjet ketë masakër qe i behet burimeve qe zoti dhe natyra i kane dhëne këtij rajoni”-tha Salianji.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: